SHBA, 5 Janar NOA
- Lindsay Lohan po përpiqet për të lënë pas periudhën
e saj të errët.
Aktorja amerikane e ka lënë klinikën e “Betty Ford”, ku ishte shtruar për tre muaj për t’u dizintoksikuar nga varësitë e saj të shumta. Një “burg”, që i kushtoi dhe rolin e saj në filmin “Inferno”, rol i cili tashmë është përcaktuar dhe Lindsay nuk mund ta interpretoi dot. Tashmë ajo po përpiqet të rifillojë jetën dhe karrierën e saj. Për Vit të Ri Lindsay postoi në twitter shprehjen: “Sot është dita e parë e pjesës tjetër të jetës sime”. Një shenjë e mirë për të menduar atë që ajo dëshiron të rifillojë, pas një të kaluare shumë të errët mes gjykatave, burgjeve dhe shërimit klinik.
r.b/NOA