Tiranë, 4 janar, NOA – Kreu i ministrisë së Ekonomisë, Ilir Meta ka vlerësuar se institucioni që ai drejton është drejt përmbushjes së detyrave që ngreh progres raporti i Komisionit Europian.
Në një takim të zhvilluar sot me gjithë drejtorët e ministrisë së Ekonomisë, Meta është ndalur edhe në pikat kritike të raportit. Ai u shpreh se angazhimi i autoriteteve është që të shënohet progres në të gjitha fushat. Ai tha se qeveria shqiptare ka shënuar progres në sektorin e energjisë.
Si detyrë konkrete Meta ka theksuar se mbetet kontrolli i tregut dhe mbrojtja e konsumatorit.
“Vlerësohet progresi për energjinë, progres-raporti është profesional. Tani duhet një ligj për energjinë e rinovueshme. Ndërkohë, ka ende punë për lëvizjen e mallrave. Do ngrihen institucione për mbikëqyrjen e tregut, por duhen edhe institucione për mbrojtjen e konsumatorit”, tha Meta.
a.k/NOA