Caserta, 4 Janar 2011 NOA – Vret rivalin në dashuri, pas një sherri xhelozie për një vajzë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Villa Literno në Caserta të Italisë, raporton bashkëpunëtorja e agjencisë NOA.
Viktima është Alket Saliu, 27 vjeç kurse autor i dyshuar i vrasjes, 30 vjeçari tjetër shqiptar, Flamur Rexhepi.
Policia tha se pas vrasjes, i dyshuari u dorëzua pranë tyre duke pohuar krimin.
Nga hetimi i ngjarjes dhe dëshmitë e mbledhura, doli se që të dy donin një grua, bëhet fjalë për një emigrante rumune.
Në sherrin e tyre të fundit të ndodhur natën e sotme, Alketi ka plagosur me thikë rivalin e tij Flamurin. Ky i fundit e qëllon më pas me një pistoletë që nga policia doli se ishte e vjedhur.
Ndërkohë, i plagosuri Rexhepi, është dërguar në spital ku po mjekohet nën mbikëqyrje policore.
j.m/e.r/NOA