English

Operacioni “Volsvagen”, identifikohen autorët e disa vjedhjeve

Tiranë, 4 janar, NOA - Përgjatë orëve të vona të mbrëmshme, forcat e Komisariatit të Policisë nr.3 në Tiranë, në bashkëpunim me ato të policisë së Dibrës, bënë të mundur finalizimin e operacionit të koduar “Volsvagen”, i cili u finalizua me identifikimin e disa të dyshuarve pas një hetimi disa ditor.

Siç ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, fjala është për 20-vjeçarin Klodian Nelaj dhe 23-vjeçarin Enri Premçi; që të dy banues në Burrel.

I pari aktualisht ndodhet i arrestuar në komisariatin e Policisë së Burrelit, ndërsa i dyti është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Këta dy persona, dyshohet se më datë 30 dhjetor në Tiranë, kanë vjedhur automjetin tip Golf në pronësi të një personi.

Pas vjedhjes së këtij automjeti dyshohet, se në bashkëpunim me bashkëmoshatarin e tij, (tashmë të identifikuar dhe të shpallur në kërkim) kanë kryer një vjedhje me armë në qytetin e Burrelit.

n.e/NOA

KOMENTE