Kirgizi, 4 janar, NOA – Sindroma e vendeve komuniste që kërkonin mishërimin e liderëve në shpatet dhe majtat e maleve më të lartë, duke u shkruar emrin, së fundmi është shfaqur në shtetin e Kirgizit.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se kryeministri kirgiz ka nënshkruar ligjin, që do të lejojë vënien e emrit të presidentit rus Vladimir Putinit, në majat më të larta të maleve të Kirgizi.
Propozimi që të kthehet në ligj duhet të miratohet nga parlamenti. Më herët Kirgizia i ka vënë emrin e ish presidentit rus Boris Jelcin, një tjetër maje mali në këtë vend.
Putini, i cili në mediat ruse ka kultivuar imazhin e njeriut që merret me sporte ekstreme, nuk dihet nëse planifikon ta ngjisë malin që mban emrin e tij.
NOA