E martë, 4 janar 2011, NOA- Ndonëse ka vetëm disa ditë që është në krye të presidencës së Bashkimit Europian, Hungaria është ndeshur me problemet e para.
Anëtarë të Komisionit Europian dënojnë ligjin mbi mediat që hyri në fuqi më 1 janar, ndërkohë që Budapesti pretendon se ligji i ri është brenda standardeve të BE-së.
Nuk është vetëm ky problem, por një tjetër është ai që lidhet me taksa të veçanta në disa sektorë të ekonomisë por edhe me ligjin e ri mbi mediat në Hungari.
Autoriteti i Hungarisë për median mbikqyr të gjitha produksionet e lajmeve dhe ka fuqinë për të gjobitur radio-televizionet dhe gazetat për shkeljen e interesit publik, moralit publik apo të rendit.
Zv/presidenti i Komisionit Europian, Neelie Kroes ka dërguar një letër në
Budapest në fund të dhjetorit, përmes së cilës kërkon më shumë informacione
lidhur me përmbajtjen e ligjit.