Uashington, 4 janar 2011, NOA – Ndërkohë që republikanët në Kongresin Amerikan kërkojnë ulje drrastike të shpenzimeve, borxhi amerikan pritet të kalojë të 14 mijë miliardë dollarët. Është e para herë për SHBA-të që të shënojnë një borxh të tillë prej 14.000 miliardë dollarësh.
Në ditët e fundit të vitit 2010 siti i thesarit amerikan regjistroi një borxh prej 14.025.215.218.708,52 dollarësh.
Kjo shifër bëhet publike ndërkohë që në Kongresin Amerikan është hapur tashmë beteja për ndaljen e rritjes së tavanit të borxhit, i cili në shkurtin e vitit të shkuar përllogaritej në 14.294 miliardë dollarë.
Për këtë arsye republikanët duket të jenë gati tashmë të shpallin një “luftë” për uljen drrastike të shpenzimeve gjatë këtij viti.
mit/NOA