English

SHBA sa pak që di për luftën

Nga Richard Kohen

Të fillojmë me një paradoks. Armata e Shteteve të Bashkuara që luftoi në Vietnam, u ofendua, nuk u pështy, por as nuk u admirua shumë. Për dallim nga ajo, armata në Irak dhe Afganistan është përqafuar dhe lëvduar.

Megjithatë, armata e Vietnamit doli se ishte armata ime, vazhdon autori. Unë isha në detyrë aktive si rezervist, jo shumë gjatë, por aq sa duhej që ushtria ta humbte gjithë misterin e saj.

E pashë se ushtria nuk është më e mirë dhe më e keqe se institucionet tjera të mëdha. Disa udhëheqës të saj ishin të marrë, disa ushtarë ishin hajdutë, dhe të gjithë i shpenzonin paratë sikur të mos kishte të nesërme. Kjo është e vërteta dhe të gjithë e dinin.

Por, jo më. Disa herë mendoj se jam njeriu i vetëm që ka qenë në ushtri. Kjo për shkak se shumicën që i njoh, janë profesionistë me arsim të lartë, shumica shkrimtarë. Por, nëse kaloj te politikanët dhe madje te personeli i Shtëpisë së Bardhë, nuk ka ndryshime të mëdha.

Ushtria e sotme është hequr nga shoqëria në përgjithësi. Shumica janë të bardhë dhe, sipas një studimi të Fondacionit Heritixh, kryesisht jugorë. Anglia e Re është pak e përfshirë, ashtu si dhe qytetet e mëdha.

Përfshirja vullnetare në armatë ka bërë që Amerika të zhvillojë dy luftëra, ndërkohë që qytetarët e saj nuk dinë gjë as për viktimën e vetme që ka luftuar jashtë vendit. Kjo është pasojë e kulturës dhe e klisheve lidhur me shërbimin për vendin tënd, kur nderohesh dhe shihesh si romantik nga ata që për asnjë çast nuk do ta bënin të njëjtën gjë. Kështu e fitoni pasqyrën.

Kur jemi te pasqyra, shtrohet pyetja se çfarë nuk shkon aty? Janë disa gjëra.

E para, armata e largët na mundëson që të zhvillojmë luftëra për të cilat opinioni i përgjithshëm është mjaft indiferent. Po të kishte ndonjë propozim, lufta në Irak mund të mos ishte bërë kurrë, apo ndoshta do të prodhonte protesta civile si për Luftën e Vietnamit.

Debakli në Irak u mundësua nga ushtria profesioniste dhe nga zhytja në borxhe. Xhorxh Bushit nuk i duhej trupi yt, atij i duheshin paratë tuaja. Jugorët mund të luftonin, ndërsa të huajt mund t'i blenin bonot. Për arsye të kuptueshme, asnjë këngë e madhe nuk doli nga lufta në Irak.

Problemi qëndron në faktin se ushtria është bërë si klerikët. Ajo virtualisht adhurohet për cilësitë e admirueshme të saj, kurse mangësitë mezi po përmenden.

Qëndrimi i tillë bën që civilët ta kenë vështirë ta vënë në pikëpyetje ushtrinë, madje as kryekomandanti.

Duajt Ajzenhauer mundej, sepse kishte pesë yje mbi supe. Hari Truman luftoi në njërën luftë botërore, Xhon Kenedi dhe Xherald Ford në luftën tjetër, por politikanët e sotëm civilë e kanë të vështirë.

Kjo është edhe një arsye tjetër të mbahet zi për vdekjen e Riçard Hollbrukut. Ai mësoi në Vietnam se yjet nuk e bëjnë njeriun të pagabueshëm, ndonjëherë e bëjnë vetëm arrogant.

*”The Washington Post”

KOMENTE