English

SHBA, të gënjesh në Facebook konsiderohet krim

SHBA, 5 Janar NOA - Të pretendosh të jesh Brad Pitt apo Angelina Jolie në Facebook do të kushtojë një vit burgim. Duke filluar që nga 1 janari, në Kaliforni krijimi i formacioneve të rreme në rrjetin social, do të konsiderohet një krim.

Ligji, SB 1411, u sponsorizua nga senatori demokratik Joe Simitian, i cili ka dënuar me një ndëshkim tepër të rëndë, madje maksimal prej dymbëdhjetë muajsh burgim ose me gjobë prej njëmijë dollarë, atë person që në internet pretendon të jetë dikush tjetër, duke e dëmtuar individin në fjalë.
kështu yjet e shumta, mund të lehtësohen nga kjo masa që po merret në këtë drejtim, ku krahas tyre janë të shumtë dhe personat e tjerë që hapin profile të rreme për tu hakmarrë ndaj ish të dashurve apo për çështje të tjera që konsiderohen si shqetësuese.

r.b/NOA

KOMENTE