Zyrih, 4 janar, NOA – Banorët e Evropës, Afrikës së Veriut, Lindjes së Mesme dhe Azisë Qendrore kanë sot shansin të shikojnë eklipsin e parë diellor për këtë vit, ku shfaqet gjysmë hija e Hënës.
Bëhet me dije se në fillim ky eklips ka prekur veriun e Algjerisë në orën 08.40 dhe më pas ka lëvizur drejt lindjes e madhe thuhet se disa zona në Evropën Perëndimore kanë parë një pamje përrallore të eklipsit të pjesshëm diellor ku pjesa me e madhe e diellit ose 4 të pestat e tij, ka qenë e mbuluar nga hëna.
Ky eklips diellor pason atë të fundit që ka
ndodhur në vitin 2000, vit në të cilin u realizuan katër eklipse diellorë.
Ndërkaq, bota do të ketë mundësi të shohë gjatë vitit që sapo ka nisur 5
eklipse, nga të cilët 2 do të jenë hënore dhe dy diellore.
Pak javë më parë, ashtu siç ishte dhe paralajmëruar nga astronomët, Hëna u bë e
kuqe dhe qytetarët në shumë vende të botës patën mundësinë të shohin eklipsin e
plotë të Hënës.
n.e/NOA