English

Urgjent/ Digjen 2 fëmijë të një shtëpie

Vlorë, 4 janar, NOA – Një ngjarje rrëqethëse ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës, ku dy fëmijë janë gdhirë pa jetë nga një sobë e lënë ndezur në shtëpi prej prindërve, të cilët ishin larguar për në punë.

Lajmi konfirmohet paraprakisht për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet e policisë së qytetit bregdetar, sipas të cilave, ngjarja fatale ka ndodhur përkatësisht në lagjen “24 Maji” të Vlorës.

Të dhënat e para tregojnë sesi fëmijët janë gjetur pa jetë nga dy prindërit e tyre, të cilët punonin gjatë natës në ndërmarrjen komunale të qytetit dhe janë kthyer në mëngjes në shtëpi.

Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe mendohet se shkaku i kësaj tragjedie ka qenë soba e lënë ndezur gjatë natës për ngrohje ...(vijon)

n.e/NOA

KOMENTE