English

Vajza 10 vjeçare zbulon me teleskop yllin Supernova

Toronto, 4 janar 2011, NOA - Vajza 10 vjeçare e një astronomi amator nga Kanadaja është njeriu më i ri në moshë, që ka zbuluar një yll supernova, siç njoftoi Kompania Mbretërore e Astronomisë në Kanada. Kathrin Grei, nxënëse në qytetin Frederikton në krahinën Nju Brunsuik, zbuloi yllin supernova ditën e dielë, gjatë kohës që po shihte me teleskop universin.

Babai i saj, i cili pa fotot e marra nga teleskopi, vuri re se bëhej fjalë për një yll supernova.

Ky zbulim u vërtetua më pas edhe nga Kompania Mbretërore e Astronomisë në Kanada dhe u publikua në Postën Qendrore të Bashkësisë së Astronomisw Ndërkombëtare.

Supernovat janë yje gjigandë, të vjetër në moshë dhe që vetëshkatërrohen nga rëndesa e tyre.

Në fund të jetës së tyre këta lloj yjesh shpërthejnë dhe shndërrohen në yje më të vegjël ose vrima të zeza. Shpërthimi i yjeve supernova është një fenomen i rrallë.

Supernova i zbuluar nga adoleshentja kanadeze është emërtuar 2010 lt, dhe u zbulua në galaktikën UGC 3378, ndërkohë që gjendet në një largësi 240 vite dritë larg tokës.

mit/NOA

KOMENTE