English

Viktimat e Vlorës, motër e vëlla 3 dhe 4 vjeç

Vlorë, 4 janar, NOA Update – Viktimat e tragjedisë së Vlorës, e shënuar mëngjesin e ditës së sotme nga zjarri i rënë në një banesë, kanë qenë përkatësisht motër e vëlla, të moshës 3 dhe 4 vjeç.

Këto janë të dhënat e para që konfirmon grupi hetimor nga vendngjarja për agjencinë e Lajmeve NOA, duke shtuar se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në banesë, në një kohë që soba ka qenë e ndezur gjatë natës dhe fëmijët ishin duke fjetur.

Fëmijët mësohet se po flinin, ndërsa prindërit e tyre kanë qenë në punë gjatë orëve të natës, duke pastruar qytetin e Vlorës, se punonin në ndërmarrjen komunale.

Grupi hetimor bën me dije se që të dy prindërit janë çuar drejt e në spital, në një gjendje shoku, e shkaktuar menjëherë pasi kanë gjetur të shkrumbuar trupat e fëmijëve të tyre të vegjël në shtëpi.

Thuhet se paraprakisht fëmijët kanë bërë përpjekje për të dalë nga shtëpia dhe shpëtuar nga flakët e zjarrit, por nuk kanë mundur dot ...(vijon)

n.e/NOA

KOMENTE