Atlanta, 6 Janar NOA - Një i dyshuar është akuzuar për vrasjen e një biznesmeni, shumë pranë një shkolle fillore në Atlanta. Gjithçka ka ndodhur disa minuar më vonë pasi viktima kishte shoqëruar djalin e tij 2-vjeçar.
Policia e Dunwoody tha se Hemy Zvi Neuman, 46 vjeç, (në foto), është akuzuar për vrasjen e 36-vjeçarit Russell Sneiderman më 18 nëntor.
Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera në lidhje me këtë çështje për sa i përket lidhjes mes këtyre dy personave dhe kjo me arsyen se hetimet janë ende në vazhdim.
“Kemi ende detektivë që janë duke punuar mbiu këtë çështje”, - sqaroi Mike Carlson, përfaqësues i Atlanta Journal-Constitution.
r.b/NOA