English

Alarm, kontraceptivi nuk po funksionon

Britani e Madhe, 6 Janar NOA - Priten telashe të shumta për shëndetin publik në Britani dhe kjo për shkak të një sistemi inovativ të kontracepsionit. Gati gjashtëqind gra shtatzëna, faktikisht mund të kompensohen dhe kjo si pasojë e dështimit të një pajisje, e cila ishte projektuar për t’u mbrojtur nga shtatzënia e padëshiruar.

I prezantuar 11 vjet më parë në Angli, Implanon duhet të mbronte pacientët për të paktën tre vjet, por me sa duket diçka nuk ka shkuar ashtu siç duhej.

Sipas agjencisë për rregullimin e ilaçeve, që nga atëherë 584 femra mbetën shtatzënë dhe 1.607 kanë pësuar efekte serioze anësore.

Shumë mjekë dhe infermierë janë ankuar për shkak se është e vështirë të kryhet implantimi.

r.b/NOA

KOMENTE