Tokio (Japoni), 5 janar, NOA – Edhe në kohë krize ekonomike peshku ton arrin të ketë sukses. Një ekzemplar prej 342 kilogramësh është shitur në një ankand në Tokio me një vlerë marramendëse prej 300 mijë eurosh.
Peshku u nxor në shitje nga “Tokyo Metropolitan Central Uholesale Market”, i cili është dhe tregu më i madh i peshkut në Japoni.
Peshku ishte kapur dje në liqenin Toi, në prefekturën e Hokkaido. Blerësit e peshkut “të artë” janë drejtuesit e një restoranti.
Sipas drejtuesve të ankandit e ardhmja e peshkut nuk është shumë pozitive. Pritet që shumë shpejt ai të përfundoj për tu bërë sushi.
a.l/NOA/ANSA