Shkodër, 5 janar, NOA - Një 61-vjeçar është arrestuar sot në fshatin Krumadh, të komunës Shllak në Shkodër për armëmbajtje pa leje. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se bëhet fjalë për Ndoc Lisi, i cili është prangosur sot nga forcat e policisë rreth orës 13:00.
Pas informacioneve për mundësinë e mbajtjes së armëve, efektivat e Policisë kanë bërë një kontroll në shtëpinë e tij, ku ka rezultuar një sasi e madhe armësh.
Konkretisht forcat e policisë kanë sekuestruar; 1 automatik model 56, 1 pushkë model 63, 1 armë gjahu çifte, 1 armë gjahu teke, 1 silenciator, 1 palë dylbi, si dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh
Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se policia ka kryer veprimet proceduriale për ndjekje penale nga Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Shkodër.
a.k/NOA