Breg i Fildishtë, 5 janar, NOA – Bregu i Fildishtë gjendet mes dilemës për qeverisjen me ndarjen e pushteteve mes dy pretenduesve për president të tij.
Por ky fakt është kundërshtuar në mënyrë kategorike nga Bashkimi Afrikan si edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Ndërkaq, përfaqësues të lartë të vendeve afrikane kanë vazhduar përpjekjet për ndërmjetësim në zgjidhjen e krizës në Bregun e Fildishtë, por nuk kanë arritur të bindin Gbagbon që të largohet nga posti i presidentit.
Ky i fundit kërkon ta mbajë me dhunë pushtetin dhe ka paralajmëruar madje edhe luftë civile në vend, çka ka bërë që të krijohen mijëra refugjatë të cilët largohen prej tij.
E duket se pas dështimit të përpjekjeve për negociata në mes të kundërshtarëve politikë në Bregun e Fildishtë gjendja është përkeqësuar edhe më shumë.
Bashkimi Afrikan dhe Shtetet e Bashkuara thonë se është e papranueshme që për t’i dhënë fund krizës politike në Bregun e Fildishtë të synohet ndonjë marrëveshje për ndarjen e pushtetit.
Ndërmjetësuesi i Bashkimit Afrikan, Raila Odinga, tha se humbësi i zgjedhjeve duhet të pranojë “vendimin e popullit”.
Ndërsa zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Pi Xhej Kraulli, tha se Presidenti Loran Bagbo duhet të pranojë se ka humbur zgjedhjet dhe të dorëzojë pushtetin.
n.e/NOA