Shkup, 5 janar, NOA - Kryetari i Partisë të Bashkuar për Maqedoninë, Lube Boshkovski deklaroi se pushteti përgatit skenarë për likuidimin e tij. Në një konferencë me gazetarë ai theksoi se pushteti aktual i udhëhequr nga kryeministri Nikolla Gruevski po përgatit tre skenarë për diskreditimin e tij.
“I sugjerojë kryeministrit Nikolla Gruevski dhe drejtorit të Drejtorisë për Sigurim dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov që të ndërpresin ndjekjen dhe përgjimin që më bëhet. I sugjeroj që të mos luajnë me durimin e anëtarësisë së shumtë të PBM-së dhe të popullit, për shkak se me të vërtetë do të pësojnë”, theksoi Lube Boshkovski.
Boshkovski ka mbajtur detyrën ministrit të Brendshëm dhe ka qenë zyrtari i lartë i VMRO-DPMNE.
Ai u largua nga kjo parti pas kthimi nga Gjykata e Hagës, ku u shpallë i lirë, pas akuzave për krime lufte ndaj civilëve shqiptar në konfliktin e vitit 2001 në fshatin Luboten të Shkupit.
Ai shtoi se pushteti aktual po tenton që ta tregojë atë si kriminel, për dhuratat e dhuruara si ministër për ambasadorët e huaj si dhe për mbrojtësit e vendit gjatë konfliktit të vitit 2001 si dhe për disa furnizime që janë kryer në MPB-së gjatë mandatit të tij të ministrit.
a.k/NOA/INA