English

Censurohen imazhet e tjera të filmit të ri të Portman

SHBA, 6 Janar NOA - Imazhi i saj seksi u përcaktua në mënyrë definitive në filmin “Black Swan”, por tashmë me sa duket Natalie Portman nuk mund të qëndrojë dot pa xhiruar filma që pjesë e tyre të jenë pikërisht këto lloj skenash.

Censura nuk ka munguar në asnjë rast, ku pas trailerave të “Your Highnness”, tashmë ka qenë radha e “No Strings Attached” filmit më të ri të aktores, i cili pritet të vijë në kinematë evropiane gjatë muajve të ardhshëm.

Në këtë film Portman është përkrah Ashton Kutcher, por vetëm për të ndarë shtratin, pa pasur komplikime të tjera emocionale.

Filmi i drejtuar nga Ivan Reitman është lançuar në SHBA dhe tregon historinë e dy miqve, të Ademit Kurtzman (Kutcher) dhe Emma Franklin (Portman) që kërkojnë të mbajnë një marrëdhënie vetëm seksuale, duke u përpjekur të mënjanojnë ndjenjat e tjera.

r.b/NOA

KOMENTE