Shkup, 5 Janar 2011 NOA/INA - Shqipëria në dy vitet e fundit prej kur u bë anëtare e NATO u bë edhe vend i sigurt për investime”. Pohimi është bërë nga lideri i opozitës maqedonase, Branko Cërvenkovski.
Cërvenkovski sërish sot kërkoi zgjedhje të parakohshme për të larguar qeverisjen aktuale, e cila sipas tij, po e mban vendin jashtë NATO-s dhe Bashkimit Evropian (BE).
“Integrimi në NATO dhe BE hap një perspektivë
të re për Maqedoninë, hap rrugën për investime", deklaroi
Cërvenkovski.
Këtu, ai përmendi si shembull Shqipërinë dhe Rumaninë dhe tha se, këto dy
vende menjëherë pas anëtarësimit në NATO-s u shndërruan në vende ku investohet
dhe ndërtohet me të madhe.
"E përmendëm Shqipërinë më parë, Shqipëria në dy vitet e fundit prej kur u bë anëtare e NATO u bë edhe vend i sigurt për investime”, deklaroi Cërvenkovski i cili gjatë ditës së sotme vizitoi zejtarët në Çarshinë e Vjetër në Shkup.
Kreu i LSDM –së tha se, kryeministri Nikolla Gruevski duhet të zgjedhë, ose ta integrojë vendin në strukturat euroatlantike, ose ta shndërrojë në Maqedoni antike.