SHBA, 6 Janar NOA - Ngjasonte shume më një e-mail “të pafajshëm” Krishtlindjesh të dërguar nga Shtëpia e Bardhë. Megjithatë pas festave u arrit të zbulohej se diçka e tillë ishte vetëm një dinakëri e cybercrime (piraterisë kompjuterike).
Hetimi nxori se e gjitha kjo është bërë me qëllim për të vjedhur dokumente dhe të dhëna të tjera të zbatimit të ligjit ushtarak dhe punonjësve të qeverisë - në veçanti ata që janë të përfshirë në hetimet e krimit kompjuterik.
Analistët që kanë studiuar këtë program me qëllim të keq, thanë se hakerat ishin në gjendje të përdorin e-mailin, për të mbledhur të dhëna të zbatimit të ligjit.
Por deri tani nuk ka pasur prova që çdo informacion i klasifikuar ishte komprometuar.
r.b/NOA