English

Estonia hyn në zonën euro me një pjesë të Rusisë

Moskë, 5 janar, NOA - Hyrja e Estonisë në zonën e euros më 1 janar solli jo pak probleme me fqinjët e saj. Harta e vendit që është pasqyruar në monedhat euro nuk përkon aspak me konturet bashkëkohore të tij.

Përfaqësuesit e shtetit rus kanë deklaruar se harta e Estonisë në monedhat euro ka brenda saj edhe një pjesë të Rusisë.

Në vitin 2005 parlamenti estonez ratifikoi marrëveshjen për kufirin të arritur midis dy vendeve, mbi bazë të së cilës rajonet politikisht problematike - Peçori dhe Zanarovie - hyjnë në përbërjen e Rusisë, shkruajnë mediat ruse.

Në Bankën e Estonisë mbrojtësit estonez të të Drejtave të Njeriut i konfirmuan: se në njërën anë të euromonedhave ka gjetur pasqyrim “përfytyrimi artistik i artistit” mbi kufijtë e Estonisë.

a.k/NOA/VOR

KOMENTE