English

Facebook, kushton plot 50 miliardë dollarë

Nju Jork, 5 janar, NOA – Ai njihet si rrjeti shoqëror më i madh dhe më i suksesshëm i netuorkut dhe këtë tashmë e tregon edhe shifra e lartë e vlerës që ka arritur të kapë.

Fjala është për Facebook, i cili thuhet se ka kapur shifrën e plot 50 miliardë dollarëve, të cilën ia ka shtuar shumë rritja e fundit e fluksit të frekuentuesve të tij.

Kështu, ai ka arritur të kapërcejë në pak kohë edhe vlerën e rrjeteve të tjera shoqërore si Yahoo apo E-Bay.

Ekspertët e Netuorkut kanë konfirmuar se vizitorët e Facebook tani ia kanë kaluar madje edhe vetë motorit më të fuqishëm të kërkimit në internet, Google.

n.e/NOA

KOMENTE