Shkodër, 5 janar, NOA - Një 36-vjeçar nga Shkodra është plagosur më armë zjarri në këmbë nga një tjetër person dhe nuk ka pranuar të denoncojë krimin. Ndërkohë që pas kontrollit të policisë në shtëpinë e tij është zbuluar se mbante një sasi të konsiderueshme hashashi dhe farash për kultivimin e tij.
Ngjarja ka ndodhur dje dhe i arrestuari është Lin Deda vjeç, banues në fshatin Bardhaj të komunës Rrethina në Shkodër.
Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se Deda është plagosur më armë në datën 31 dhjetor nga 45-vjeçari Simon Molla, banues në lagjen “Skenderbeg” në Shkodër.
Për plagosjen Deda nuk ka bërë kallëzim në polici. Pas interesimit të efektivave të policisë, Dedës ju bë dhe kontroll në banesë, ku ju gjend dhe lënda narkotike.
Sipas policisë atij ju sekuestrua 215 gram bimë, e cila dyshohet të jetë kanabis sativa, si dhe një sasi fare që shërben për mbjelljen e bimës kanabis sativa.
Në Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ndaj Dedës kanë nisur proceduat për veprat penale të “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Moskallëzim krimi”. Ndërsa për personin që ka kryer plagosjen, Simon Molla, u bë shpallja në kërkim.
a.k/NOA