English

Gjendet “Gazi 69” i Gramoz Ruçit

Tiranë, 5 janar 2011 - Në një servis në rrugën “Vaso Pasha”, vetëm pak metra larg qendrës së Tiranës, po merr jetë një pjesë e errët e historisë sonë. Është fjala për një nga simbolet e diktaturës. E në këtë rast nuk bëhet fjala as për bustin e diktatorit e as për piramidën që më shumë se çdo gjë ngjalli debate për ekzistencën e tyre , por për simbolin e atij regjimi, i cili mbetet ky mjet që njihet ndryshe si “Gazi i degës” (e shihni në foto).

Në një servis makinash në Laprakë, një djalë rreth të 30-ave i cili thotë se nuk e ka jetuar kohën e egër të regjimit komunist, ka marrë përsipër ta rindërtojë këtë makine që dikur i përkiste njerëzve në pushtet e që po sot vazhdojnë të jenë në politikë.

Dikush nën zë thotë se është “Gazi” i Gramoz Ruçit por për ta kjo nuk ka rëndësi. Rëndësi ka vlera se sa do të shitet.
Për të gjithë ata që nuk e dinë ç’funksion kishte ky mjet me fuqi të madhe motorike, i shpejtë e shumëvendesh, dihet që e kopjuan rusët dhe me pas kinezët të cilët nuk ndryshuan asnjë pjesë të tij.

E mbajtën ashtu të pandryshuar sikundër dhe sistemi në atë kohë. Teknologjia edhe në këtë rast mbeti po e njëjta.

Arturi është mundur të ruajë me fanatizëm çdo gjë siç ka qenë duke përshtatur çdo pjesë dhe detaj origjinal të automjetit. Qëllimi i tij në fund të fundit është të fitojë duke hapur pse jo dhe një ankand. Shuma që është ofruar deri më tani është ajo e 15 mijë eurove.

Ata që e kanë përjetuar atë kohë thonë se ku shfaqej “Gazi 69”, do të priteshin arrestime, rrahje dhe burgime, madje ka nga ata që thonë se këtë makinë e kanë parë të dilte nga burgjet, me pulla të mëdha gjaku.

Thuajse një simbol tmerri, terrori dhe frike. Sot “Gazi 69” është një simbol i vërtetë i atij regjimi e që më shumë se çdo gjë për këtë 30 vjeçar ka vlerë monetare. Marrë nga Tv Klan

KOMENTE