English

I rrihnin burrat, dy gra mbrohen nga policia

Durrës, 5 janar, NOA – Forcat e policisë së Durrësit kanë plotësuar kërkesë-paditë për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të Mbrojtjes për dy femra, përkatësisht të moshave 33 dhe 35 vjeçe.

Siç ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, gratë që të dyja banore të rrethit Durrës, pretendonin të ishin dhunuar fizikisht e psikologjikisht nga bashkëshortët e tyre të moshave 40 dhe 36 vjeç.

Materialet iu kaluan për ndjekje gjykatës së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE