Beograd, 5 janar 2011, NOA-Ministri i Jashtëm Serb, Vuk Jeremiç thekson se politika e Beogradit do të vazhdojë me prioritetin e vetëm që të mos rritet numri i vendeve që kanë njohur Kosovën si shtet.
Këtë deklaratë ai i bëri në konferencën vjetore me ambasadorët e Serbisë, madje theksoi se deri në fund të vitit Serbia do të fitoi statusin kandidatit për në BE.
Jeremiç ka saktësuar se para politikës së
jashtme serbe mbeten ende detyra për të bërë.
“E para është të sigurohet që të mos rritet numri i vendeve që e kanë njohur
Kosovën. Ndërsa detyra e dytë është që të ruhet klima e shëndoshë ndërkombëtare
për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, është shprehur Jeremiç gjatë
fjalës së tij.
a.y/NOA