Milano, 6 Janar NOA - Leonardo është tekniku më i ri i Interit dhe kjo vetëm prej një jave, por që tani ai ndihet i gatshëm, madje tepër i entuziazmuar për sfidën e ardhshme me Napolin.
“Napoli është në një moment tepër të mirë, por ne do ta fillojmë në mënyrën më të mbarë këtë vit. Interi aktualisht është skuadra më e fortë dhe ka një identitet”, - theksoi braziliani.
Leonardo gjithashtu ka folur dhe për një interesim të mundshëm të zikaltërve në drejtim të Ronaldinhos, ku i ka hedhur poshtë të gjithë zërat që flisnin pikërisht për këtë çështje
r.b/NOA