English

Lind binjakë, por me një vit diferencë mes tyre

Nju Jork, 5 janar, NOA – Janë binjakë me njëri-tjetrin, por i ndan në mes një vit i tërë. Mos u çudisni, bëhet fjalë për dy binjakë të cilët kanë lindur natën e ndërrimit të viteve 2010 dhe 2011.

Kjo do të thotë se në fakt, nëna e tyre nuk është se ka pritur një vit për të lindur njërin beb dhe pastaj tjetrin, por ama ka mjaftuar vetëm 1 minutë ndarëse e lindjes së tyre për të rezultuar zyrtarisht si të viteve të ndryshme.

Dhe e gjitha kjo, pasi njëri binjak lindi minutën e fundit të vitit 2010 dhe tjetri, pati fatin t’i përkasë minutës së parë të vitit të ri.

Nëna e tyre, amerikania Ashley Fansler lindi vajzën Madisen një minutë para mesnatës kështu që ajo u lind më 2010, ndërsa vëllai i saj Aiden lindi një minutë më vonë.

Por ai tashmë kishte hyrë në vitin 2011 dhe në çertifikatë, rezulton 1 vit më i madh se motra e tij, edhe pse kanë ndasi vetëm prej 1 minute.

n.e/NOA

KOMENTE