Laç, 5 janar, NOA – Forcat e policisë së Kurbinit kanë ndaluar 35-vjeçarin Alfred Krosi, lindur e banues në Laç, i dënuar dy herë për veprat penale të “Vjedhjes” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.
Siç ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, ndalimi i këtij personi u bë për arsye se më datë 08.09.2010, ai ka vjedhur banesën e A.Likmetas në Fushë-Mamurras të rrethit Kurbin, ku vlera e dëmit të shkaktuar nga kjo vjedhje është në shumën 15.000 (pesëmbëdhjetë mijë lekë të reja).
Materialet i referohen prokurorisë së Kurbinit për veprën penale të “Vjedhjes”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal, në ngarkim të Alfred Krosit.
n.e/NOA