E mërkurë, 5 janar 2011, NOA- Organizata e Kombeve të Bashkuara ka shprehur shqetësimin e saj për rritjen e produkteve ushqimore.
Çmimet e ushqimeve arritën maja të reja në muajin dhjetor, sipas Organizatës për Ushqimin dhe Agrikulturën(FAO) të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Indeksi i çmimeve, i cili mat lëvizjen mujore
të çmimeve për një shport ushqimore që përmban mish, qumësht, drithëra dhe vaj,
arriti në një mesatare prej 214,7 pikësh muajin e kaluar.
Indeksi i çmimeve të ushqimeve ka arritur mbi rekordin e mëparshëm të vitit
2008, çmime të cilat shkaktuan trazira në shumë vende.
Sheqeri, drithërat dhe çmimi i vajit kanë nxitur rritjen, thekson raporti, çka
sipas këtij raporti është një kambanë alarmi.
a.y/NOA