Tiranë, 5 janar, NOA – Forcat e policisë së Tiranës kanë arrestuar dy të rinj për “Prodhim dhe shpërndarje të lëndës narkotike”.
Siç ato raportojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, të ndaluarit janë Julian Shkalla, 19 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike” dhe Dardan Koci, 22 vjeç; që të dy lindur dhe banues në Tiranë.
Arrestimi i këtyre personave, u bë i mundur falë një pune 3-mujore të forcave policore dhe kapja e tyre u realizua në afërsi të zonës së Bërrylit në Tiranë.
Theksojmë se këta persona vepronin me synim shpërndarjen e lëndës narkotike heroinë, në zona të ndryshme në kryeqytet.
Pas një pune hetimore, ka rezultuar se këto shtetas, shpërndanin lëndën narkotike Heroinë me një shtrirje të madhe gjeografike në Tiranë dhe më konkretisht në zonat e “21 Dhjetorit”, “Unazë e Re”, në afërsi të “Zogut të Zi”, Stacioni i Trenit, zonat e Brrylit dhe e Oxhakut në Tiranë.
Ndaj këtyre shtetasve u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale “Prodhim, shitje të lëndëve narkotike”, në bashkëpunim, parashikuar respektivisht nga nenet 283/2 të Kodit Penal.
n.e/NOA