English

OST: 6 qytete pa dritë, po riparohet shtylla e hedhur në erë

Tiranë, 5 janar 2011, NOA – OST njofton se për shkak të punimeve për riparimin e shtyllës së tensionit të lartë 220 Kilovolt në Fushë-Krujë, e cila u hodh në erë me lëndë plasëse dinamit, një ditë para ndërrimit të viteve, më datë 30 dhjetor të vitit që sapo lamë pas. OST përmes një deklarate për shtyp informoi se kufizimet e furnizimit me energji do të bëhen nga ora 05.00 e datës 6 janar deri në orën 24.00 te datës 7 janar.

Sipas OST-së, rajonet që do të preken nga kufizimet e energjisë elektrike do të jenë ato të Durrësit, Fierit, Kavajës, Gjirokastrës, Ballshit dhe Vlorës.

Njëkohësisht OST kërkon mirëkuptimin e qytetarëve të qyteteve ku do të ndërpritet energjia, duke i siguruar ata se specialistët e OST-së do të punojnë në mënyrë të përkushtuar për të riparuar sa më shpejt të jetë që të jetë e mundur shtyllën e dëmtuar të fshatit Budullë të Fushë-Krujës.

mit/NOA

KOMENTE