English

OST: Në 6-7 janar do ndërpritet energjia në disa rrethe

Tiranë, 5 janar 2011, NOA – Hedhja në erë në mënyrë të qëllimshme para ndërrimit të viteve e shtyllës së tensionit të lartë 220 kë në fshatin Budullë të Fushë-Krujës, që la në terr mijëra qytetarë të Shqipërisë së Mesme gjatë Vitit të Ri ka bërë që OST të ndërpresë furnizimin me energji elektrike në dy ditët e ardhshme për disa rrethe të vendit. OST bëri të ditur se do të ndërpritet energjia elektrike në datat 6-7 janar.

Stakimi i furnizimit me energji do të bëhet për t’u zëvendësuar shtylla e hedhur në erë në fund të vitit 2010.

Furnizimi me energji do të mungojë në datat 6-7 janar në Durrës, Kavajë,

Rrogozhinë, Lushnjë, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Tepelenë, Memaliaj, Sarandë, Përmet, dhe Këlcyrë.

Kryetari i OST-së Sokol Ramadani deklaroi pak ditë më parë se linja dyfishe e hedhur në erë para festës së ndërrimit të viteve përçonte energjinë elektrike direkt nga hidrocentrali.

Madje ai e cilësoi aktin si një sabotim për festat, duke argumentuar se edhe mënyra e shkatërrimit të bazamentit të shtyllës së tensionit të lartë me dinamit e kishte dëmtuar tejet rëndë.

mit/NOA

KOMENTE