English

Parashikimi i frikshëm: Fundi i botës jo në 2012, por në 2011 ...

Londër, 5 janar, NOA – Bota nuk do të përmbyset në vitin 2012 siç ishim mësuar të dëgjonim deri tani nga parashikimet e fiseve Maja, por gjatë vitit 2011 në të cilin sapo hymë prej 5 ditësh.

Një fakt të tillë e ka pohuar predikuesi evangjelist Harold Camping, sipas të cilit Dita e Gjykimit Universal bie të jetë në 21 maj 2011, ndërsa i ashtuquajturi Fundi i Botës, në 21 tetor 2011.

Ai është bazuar për të nxjerrë këto shifra te disa studime të kryera mbi Biblën.

Sipas Camping, në Bibël janë të pranishëm elementë të dukshëm që flasin për “fundin e epokës së kishës”.

Camping po e studion Biblën prej rreth 70 vjetësh dhe falë këtij impenjimi ka gjetur ditën e gjykimit që sipas tij do të vijë më 21 maj të këtij viti.

Ai rrëzon kështu teorinë e fisit Maja, sipas të cilës, fundi i botës do të vijë më 2012-n.

n.e/NOA

KOMENTE