English

Parashikimi i motit për nesër nga NOA-MeteoAlb

Tiranë, 5 Janar 2011 NOA - Moti i qendrueshem do te shoqeroje te gjithe territorin shqiptar pasi qe ne oret e para te mengjesit kthjellimet do te dominojne ne te gjithe vendin.

Por temperaturat do te jene te ulta sidomos ne zonat malore ku vlera minimale do te shkoje– 6 grade celcius.

Situata do te jete disi me ndryshe ne zonat e ulta dhe bregdetare pasi do te kemi rritje te temperaturave.

Ne Tirane, Elbasan, Fier, Lushnje si edhe ne bregdet Durres, Vlore, Sarande dhe Himare do te jete me ngrohte.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë, Kosovën, Rajonin dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

Shqipëria

Pjesa e dyte e dites do te vijoje me kthjellime ne te gjithe vendin duke perjashtuar kalime vranesirash te lehta ne zonat malore pergjate verilindore dhe juglindore.

Ky stabilitet atmosferik do te na shoqeroje gjate nates dhe deri ne mengjes.

Temperaturat ajrit do te pesojne 3 grade rritje si ne vlerat minimale dhe ne ato maksimale, kjo rritje do te jete ne gjithe vendin.

Era do të fryje e lehte ne toke dhe ne det me shpejtesi 20 km/h dhe drejtim Lindor duke bere qe dallgezimi ne Adriatik dhe Jon do te jete i ulet.

Europa

Nje qender e presion te ulet atmosferik do te vendoset mbi veriun e Frances shoqeruar nga nje front i ftohte me shtrirje nga Jugperendimi deri ne Gjermani dhe dy fronte te ngrohta me vazhdimsi nga vendet Balltike deri ne qender te Kontinentit.

Gjithashtu nje tjeter qender e presionit te ulet atmosferik do te vendoset mbi brigjet veriore te Norvegjise shoqeruar nga nje front i degraduar me vendosje ne detin e veriut dhe nga nje front i ngrohte i cili shtrihet nga vendet Nordike deri ne Qender te Rusise. Ndersa nje qender e presioni te larte atmosferik do te pozicionohet ne Verilindje te Europes shoqeruar nga fronte te ngrohta.

Ndersa serish Ishujt Britanike, Gjermania, Franca, Spanja dhe Portugali do te karekterizohen nga vranesira dhe reshje shiu debore.

Me vranesira dhe reshje te dendura debore do te jene vendet Nordike dhe nje pjese e qendres se Europes si Cekia, Hungaria dhe Sllovenia.

Persa i perket gadishullit te Ballkanit do te jete nen dominim te motit te kthjellet.

Ngjarje ekstreme në Europë:

Italia Veriore alarmon per debore te dobet dhe temp te ulta;

Vendet Nordike alarmojne per reshje te dendura debore;

Spanj, Portugali rrezikojne stuhi ere dhe reshje shiu.

e.r/NOA

KOMENTE