Uashington, 5 janar 2011, NOA- Pas shpërthimit të sekreteve të administratës amerikane nga Wikileaks, tashmë SHBA merr masa.
Lëvizja vjen pasi faqja e Wikileaks, e drejtuar nga Julian Assange publikon prej javësh sekrete që ambasadat amerikane në të gjithë botën i dërgonin Uashingtonit.
Deri tani të paktën një punonjës brenda
Pentagonit është identifikuar si bashkëpunëtor i Assange.
Shtëpia e Bardhë i kërkoi administratës dhe agjencive shtetërore që të krijojnë
një program për të bërë të pamundur rrjedhjen e informacionit, bënë të ditur
mediat ndërkombëtare gjatë ditës së sotme.
Në një dokument prej 11 faqesh e përpiluara nga shërbimet inteligjente i është drejtuar të gjithë agjencive, duke i këshilluar për mënyrat se si mund të rrisin sigurinë.
Në dokument këshillohet edhe punësimit i psikiatërve dhe sociologëve për të vëzhguar punonjësit dhe gatishmërinë e tyre ndaj punës.
Në të i kërkohet zyrtarëve që të gjejnë mënyra për të kuptuar ndryshimet e dyshimta në sjelljen e punonjësve që kanë akses në materialet sekrete.
Ky informacion u publikua rrjeti televiziv NBC, ndonëse nuk është konfirmuar
ende zyrtarisht prej Shtëpisë së Bardhë.