Korçë, 5 janar 2011, NOA Update – Vritet një person në qendër të Korçës. Në shënjestër të krimit këtë herë ishte një 37-vjeçar, i cili mbeti i pajetë në oborrin e shtëpisë, në zonën e quajtur “Trekëndëshi” në lagjen nr 13 ne qytetin e Korçës.
Korrespondenti i agjencisë NOA duke iu referuar burimeve të policisë raporton se i riu Marsel Grabocka është ekzekutuar nga persona ende te panjohur dhe kerkimet kane nisur per kapjen e tyre.
Kjo vrasje në qytetin e Korçës është e dyta ngjarje e rende per sot e kronikës së zezë që trondit sigurinë publike në qytetet shqiptare, pas betejës me kallashnikovë në mes të Bulqizës, ku mbeti i vrarë mes plumbave një kalimtar i rastit dhe dy persona të tjerë, edhe këta kalimtarë.
Vijon...
i.t/NOA