E mërkurë, 4 janar 2011, NOA- Presidenti i Bayern Munich, Uli Hoeness, nuk ka kursyer mllefin ndaj FIFA-s, pasi sipas tij Federata Ndërkombëtare e Futbollit është e përfshirë në korrupsion.
Këto deklarata Hoeness i dha gjatë një interviste për gazetën “Bildt”.
Sipas tij, zyrtarë të FIFA-s rezultuan të
përfshirë në raste mitmarrje, për favorizimin e kandidaturave të ndryshme,
konkurruese për fitimin e Botërorit të viteve 2018 dhe 2022.
duke vijuar më tej ai theksoi se imazhi i futbollit është duke u shkatërruar,
duke nënvizuar faktin se FIFA duhet të pyesë veten nëse gjërat mund të
vazhdojnë të funksionojnë kështu.
a.y/NOA