English

Pritjes së shqiptarëve për 3G po i vjen fundi...

Tiranë, 5 janar 2011, NOA – Ndërkohë që dita e navigimit të shpejtë në internet, në teknologjinë 3G po afron tashmë është rritur ndjeshëm edhe interesi i klientëve aktualë dhe të rinj të kompanisë Vodafone për të mësuar mbi kushtet dhe çmimet e këtij shërbimi. Por, për pyetjen se cilët janë llojet e aparateve celularë që i përshtaten më shumë teknologjisë 3G, përgjigjia është telefonat Smartphones.

Në mënyrë që të përfitohet nga kjo teknologji bashkëohore, telefoni celular duhet të ketë kapacitetin e duhur për t’iu përshtatur shërbimeve që mundësohen prej saj dhe jo të gjithë aparatet e kanë këtë kapacitet.

Telefonat më të përshtatshëm për teknologjinë 3G janë Smartphones, të cilët kanë kapacitetin e duhur teknik për të ofruar shërbimet 3G më së miri.

Aparatet më të cilët çdo abonent Vodafone mund të përfitojë nga shërbimet e shumëllojshme të 3G-së janë Iphone, Ipad, Samsung Galaxy Tab, Nokia Smartphones, Google Nexus, BlackBerry Torch, Blackberry Bold 9000, Blackberry Bold 9700, Blackberry Curve 8900.

Me 3G do të sigurohet një shpejtësi dhe kapacitet më i lartë në transmetimin e të dhënave përmes internetit në aparatet celularë.

Ky është një hap shumë i rëndësishëm për kompaninë Vodafone, e cila është e para në Shqipëri që ofron teknologjinë 3G.

Bizneset si dhe individët do të mund të eksplorojnë cilësinë dhe shpejtësinë e përdorimit të internetit wireless në celularët dhe kompiuterat e tyre, duke patur mundësine ta kenë gjithë botën në pëllëmbë të dorës.

mit/NOA

KOMENTE