English

Raporti i Martit, organizatat e UÇK peticion

Prishtinë, 5 janar, NOA – Raportit të komisionerit të KE-së, Dik Marti, i cili akuzon Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për trafik organesh, do t’i mbërrijë një peticion në zyrat e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës nga ana e organizatave të dala nga lufta çlirimtare për Kosovën.

Lajmi është konfirmuar prej këtyre të fundit, të cilat knë bërë me dije se ditën e sotme do të fillojë nënshkrimi i peticionit kundër raportit të Dik Martit prej anëtarësisë së tyre.

“Në Kosovë, në çdo qendër komunale do të vendosen tavolinat e posaçme, ku të gjithë qytetarët do të kenë mundësinë që përmes nënshkrimit të tyre të kundërshtojnë këtë raport fyes për kombin shqiptar”, thuhet në njoftimin përkatës rreth kësaj.

Ndërkaq, parashikohet që edhe në Shqipëri, Kosovë Lindore dhe Maqedoni të nënshkruhen peticione të ngjashme.

“Ne, qytetaret e indinjuar, e nënshkruajmë këtë peticion si reagim ndaj raportit të Dik Martit, me të cilin ai tenton të njollosë kombin, vendin dhe luftën tonë të drejte për liri dhe pavarësi nga regjimi pushtues e totalitar i Serbisë, e zhvilluar në përputhje të plotë me normat ndërkombëtare dhe zakonet e luftës”, citon peticioni në fjalë.

n.e/NOA

KOMENTE