English

Sejdiu: Jam i zhgënjyer nga Mustafa

Prishtinë, 5 janar, NOA - Ish kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Fatmir Sejdiu ka folur për herë të parë rreth procesit zgjedhor në LDK. Ai ka thënë se ka qenë “i habitur” që këshilltari i tij, Isa Mustafa, pak ditë para kuvendit zgjedhor ka marrë vendim qe të kandidojë për kryetar të LDK-së.

“Nuk e kam pasur ndjenjën se Mustafa do të ketë ambicie për kryetar të LDK-së. Isa ka qenë këshilltar i imi nga viti 2006, kur unë e kam marr detyrën e presidentit të vendit. Ka qenë një ndër këshilltarët e mi të parë për ekonomi. Natyrisht se asnjëherë nuk kam reflektuar me një qëndrim të drejtpërdrejtë se do të jetë kandidat për kryetar të LDK-së. Por, pak ditë para se të mbahej kuvendi, më tha se do të kandidohet për kryetar të LDK-së, me arsyetimin se po e kërkon elektorati. Isa Mustafa i ka pasur qëndrimet e ndërlidhura me Bujar Bukoshin dhe Ukë Rugovën”, ka thënë Sejdiu në një intervistë për “Bota Sot”.

a.k/NOA

KOMENTE