English

Serbia kërkon regjistrimin e popullsisë edhe në Kosovë

Beograd, 5 janar, NOA - Serbia planifikon që në regjistrimin e popullsisë së saj ta përfshijë edhe Kosovën, ndonëse ende nuk ka përcaktuar planin se në ç'mënyrë do të zbatojë regjistrimin edhe në Kosovë.

Miladin Kovaçeviç, zëvendësdrejtor i Entit Republikan të Statistikave, ka thënë për shtypin serb, se në bazë të kushtetutës, "Serbia është e detyruar që të bëjë regjistrimin në tërë territorin e vendit, duke përfshirë edhe Kosovën".

Por sipas tij, për t'u zbatuar regjistrimi në Kosovë, duhet biseduar me përfaqësuesit e EULEX-it dhe të vetëqeverisjes lokale të Kosovë. Regjistrimi i popullsisë në Serbi, i paraparë për muajin prill, është shtyrë në tetor për mungesë të fondeve.

Sipas tij, mjetet e nevojshme për regjistrimin e popullsisë do të sigurohen nga fondet e Bashkimit Evropian. Në Serbi, sipas regjistrimit nga viti 2002, jetojnë 7.306. 677 banorë.

NOA/B92

KOMENTE