English

Shitet për 300 mijë euro një peshk ton gjigant

Tokio, 6 Janar NOA - Në tregun e peshkut në Tokio është shitur një mostër gjigant toni. Kafsha përbën një rast të rrallë, pasi peshon 342 kilogramë.

Mund të themi se ka krijuar një rekord më vete për sa i përket çmimit që është shitur. Blerësi ka shpenzuar plot 32.5 milionë jen, të cilat janë të barasvlershme me rreth 300 mijë euro.

r.b/NOA

KOMENTE