Vushtrri, 5 janar, NOA - Një shpërthim ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22.00, në sallonin e automjeteve “Morina” në Vushtrri.
Mediat kosovare raportojnë se nga shpërthimi nuk ka të lënduar. Por dëmet në materiale të shkaktuara nga shpërthimi janë të konsiderueshme.
Policia e Kosovës ka shkuar në vendngjarje menjëherë dhe ka nisur hetimet për ngjarjen.
Pritet që gjatë ditës së stome të ketë dhe një komunikim me median nga ana e policisë në lidhje me shkaqet e shpërthimit.
a.k/NOA