English

Tenton të shmangë përplasjen, plagos kalimtaren

Gjirokastër, 5 janar 2011, NOA- Rreth dy orë më parë një aksident ka goditur qytetin e Gjirokastrës, duke lënë të plagosur një 37 vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në segmentin rrugor Qafa e Pazarit -Dunavat para hyrjes për në kalanë e qytetit Gjirokastër, një automjetit tip Furgon ka aksidentuar një shtetase.

Automjeti drejtohej nga Mujo Selfo 45 vjeç, lindur dhe banues në Dunavat, të cilit teksa po ecte me makinën e tij i ka dalë para një shtetase me inicialet M.K, 37 vjeç lindur dhe banuese në Dunavat.

Drejtuesi i automjetit është përpjekur të shmangë përplasjen me 37 vjeçaren dhe për pasojë ka devijuar automjetin duke e përplasur me murin mbajtës të rrugës dhe si pasojë e fërkimit me bordurën automjeti ka marrë flakë.

E aksidentuara është goditur nga automjeti në këmbë, në momentin kur drejtuesi i automjetit po përpiqej të devijonte automjetin dhe për pasojë shtetesja M.K, ka pësuar thyerje të njërës këmbë.

Sipas burimeve zyrtare për agjencinë e lajmeve NOA, e aksidentuara është transportuar menjëherë në spital dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë automjeti i cili mori flakë është shuar menjëherë nga reparti zjarrëfikës i këtij qarku.

Ndërkohë që vetë drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar lëndime, por është shoqëruar në polici për të sqaruar situatë.

a.y/NOA

KOMENTE