English

Uollfarth: Palët të gjejnë kompromis

Tiranë, 5 janar, NOA - Faktori ndërkombëtare ende shpreson për një zgjidhje të krizës politike dhe nxit faktorët në vend që të bashkëpunojnë. Ambasadori i OSBE-së, Eugen Uollfath deklaroi sot se ka shenja pozitive për zgjidhjen e situatës politike në vend.

Ai ka theksuar se “kompromisi është i rëndësishëm për vendin”. Ambasadori i OSBE-së ka folur dhe për zgjedhjet vendore, duke theksuar se “duhet pjesëmarrja e të gjitha palëve në zgjedhje”.

Në këtë mënyrë ai ka hedhur poshtë dhe zërat që qarkullojnë për një bojkot të mundshëm mes palëve.

Duke folur për situatën politike ai tha se shpresonte “për mirëkuptim mes palëve” dhe se “diskutimet duhet të bëhen në Kuvend”.

Deklarata e ambasadorit të OSBE-së, Uollfarth u bë gjatë inaugurimit të bibliotekës së Kuvendit.

“Meqë jemi në Kuvend është shumë e rëndësishme që diskutimet më të rëndësishme të ndodhin këtu, në Kuvend dhe mendoj se shenjat e fundit janë pozitive, pasi tregojnë se ka pasur diskutime. Shpresoj të ketë sa më shumë diskutime dhe të gjithë duhet të mbajnë parasysh se për të marrë vendime të rëndësishme ka nevojë për kompromis dhe një frymë pozitive bashkëpunimi", tha ai.

a.k/NOA (vijon...)

KOMENTE