Bulqizë, 5 janar, NOA – Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin e qytetit të Bulqizës, ndërsa një vrasje me armë ka ndodhur vetëm para pak minutash në sheshin kryesor të tij.
E sapokonfirmuar për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të këtij qyteti, ngjarja ende nuk ka një autor dhe madje edhe viktima e saj, është ende e paidentifikuar.
Ndërkaq, grupi hetimor i cili sapo ka mbërritur në vendngjarje është duke shqyrtuar të gjitha provat dhe dëshmitë e mundshme, për të mundësuar paskëtaj identifikimin e viktimës dhe autorit të saj ... (vijon)
n.e/NOA