English

Vetëflijohet 23 vjeçarja nga Mallakastra, enigmë shkaku

E mërkurë, 5 janar 2011, NOA-Një vajzë e re nga rrethi i Mallakastrës i ka dhënë fund jetës duke pirë fostoksinë.

Viktima e moshës 23 vjeç, pasi u gjend nga të afërmit e saj është dërguar menjëherë në spitali për ti dhënë ndihmën e parë por për të ka qenë tepër vonë.

Korrespodenti i agjencisë së lajmeve NOA, na informon se ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar vajzën e re drejt vetëflijimit.

Ngjarja tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Hekal të Mallakastrës, ndërsa viktima quhet Eralda Gremi.

Nga ana e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

a.y/NOA

KOMENTE